Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, nshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për Projektin e renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Projekti do të realizohet në ish-hapësirat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në QKUK ku do të vendosen 27 shtretër dhe pajisje të reja, të gjitha të financuara nga TIKA. Projekti do të kushtojë rreth 2 milionë euro dhe pritet të përmbyllet në një periudhë kohore prej dy vjetësh. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe përfaqësuesi i TIKA-s, z. Eyjup Javuz YMÜTLÜ, në prani të ambasadores së Turqisë në Kosovë, Kivlixhim Kiliç.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …