Ministri Shala i përkushtuar në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe në rritjen e konkurrueshmërisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në eventin lansues të “Programit mbështetës për konkurrueshmërinë”, që është bashkëfinancuar nga BE-ja dhe BERZH-i, fillimisht u shpreh se ndihet i respektuar që është në këtë ngjarje të rëndësishme siç është lansimi i një skeme të kombinuar të granteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke e ditur se sa të rëndësishme janë këto ndihma që ne i japim qoftë si Qeveri e Republikës së Kosovës, përkatësisht si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) apo edhe si donatorë, siç janë: Bashkimi Evropian dhe BERZH-i. Ministri Shala theksoi se MTI-ja ka një bashkëpunim të shkëlqyer me zyrën e BE-së në Kosovë, ku jemi duke implementuar disa projekte të rëndësishme në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe në progresin e Kosovës në zbatimin e obligimeve që dalin nga MSA-ja dhe Agjenda Evropiane për Reforma. Po ashtu, ministri tha se MTI ka një bashkëpunim të ngushtë edhe me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe se ky bashkëpunim përfshin disa fusha të rëndësishme për zhvillimin ekonomik në Kosovë. “Përkrahja me grante për NVM-të për rritjen e konkurrueshmërisë së tyre është një projekt që MTI-ja e ka kërkuar vazhdimisht dhe ka pasur rolin e udhëheqësit në procesin e koordinimit të donatorëve në Kosovë për certifikimin e produkteve të prodhuesve kosovarë si parakusht për të eksportuar dhe për të depërtuar në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”, ritheksoi ministri Shala. Ai shtoi se në këtë proces, BERZH-i ka marrë rolin prijës dhe tanimë është bërë një adresë e rëndësishme për ndërmarrjet e sektorit privat ku ato gjejnë përkrahje financiare dhe profesionale për të marrë certifikatat e cilësisë dhe për të implementuar standardet e kërkuara ndërkombëtare. Ministri Shala shfrytëzoi rastin ta falënderojë Zyrën e Bashkimit Evropian për gatishmërinë për të bashkë-financuar këtë projekt të rëndësishëm me fonde financiare, që janë tejet të domosdoshme dhe të vlerësuara nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në kudër të mbështetjes së bizneseve, ministri Shala shprehu gatishmërinë e tij si ministër i  Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe konsideron se ndihma që mund t’u jepet NVM-ve në formë të granteve është ndihma më e mirë dhe më transparente që shteti mund t’i ndihmojë prodhuesit kosovarë. “Në këtë mënyrë ne e ndihmojmë drejtpërdrejt prodhuesin në avancimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre dhe si qëllim primar duhet ta kenë përfitimin e tregut vendor dhe zëvendësimin e produkteve të importuara dhe së dyti t’i përgatisin produktet/shërbimet e tyre për të eksportuar në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare dhe atje të gjejnë blerës të rinj”, potencoi Shala. Ai po ashtu bëri të ditur se sapo po vjen nga një event i ngjashëm lansues të një skeme të granteve për biznese, që do të zbatohet nga MTI-ja në bashkëpunim të ngushtë me Bankën Botërore, si dhe dje ka përfunduar afati për dorëzimin e aplikacioneve për skemën e granteve që implementohet nga KIESA. Të gjitha këto aktivitete, sipas ministrit Shala kanë për synim kryesor përkrahjen financiare për kompanitë prodhuese dhe shërbyese në Kosovë, që tregojnë edhe njëherë zotimin tim dhe të Ministrisë që unë e drejtoj që të qëndrojmë afër prodhuesit kosovar dhe atë ta përkrahim jo vetëm me krijimin e ambientit ligjor dhe administrativ për të vepruar në Kosovë, por edhe më përkrahje direkte në plotësimin e nevojave të tyre për pajisje të reja tekniko-teknologjike, plotësimin e kërkesa për implementimin e  standardeve  të ndryshme ndërkombëtare të cilësisë si parakusht për të eksportuar në tregjet e jashtme si të dhe formave të tjera të përkrahjes për avancimin e kompanive prodhuese kosovare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …