Gjenerallejtënant Rrahman Rama po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Zyrës për Bashkëpunim dhe Siguri të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, së bashku me një delegacion të FSK-së, nga data 9 deri më 14 shkurt 2016, po qëndron për një vizitë pune në Komandën Trajnuese të Përbashkët Multinacionale në zonën trajnuese Grafenwoehr në Gjermani. Qëllimi i vizitës së komandantit të FSK-së  është pjesëmarrja në Kursin Reagues për Udhëheqje.  Gjeneral Rama së bashku me delegacionin e tij  u prit nga stafi i lartë i Qendrës trajnuese, ku me këtë rast personeli i Komandës Trajnuese  i njoftoi  gjerësisht lidhur  me  sistemin e Kursit Reagues për Udhëheqës. Në këtë Qendër trajnimi po merr pjesë edhe një skuadër e FSK-së e cila do të zhvillojë trajnime të përbashkëta me skuadrën nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, vazhdon vizitën zyrtare në Gjermani deri më 14 shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …