Njoftimi dhe agjenda për 23 dhe 24 Mars 2019

Të dielën  më rastin e 24 Marsit ,,Epopesë së Dukagjinit” që konsiston me 21 vjetorin e fillimit të luftimeve të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit dhe 20 vjetorin e intervenimit të NATO-së mbi caqet serbe, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, organizojnë manifestimin shtetëror ,,Epopeja e UÇK-së në Dukagjin”.

Agjenda:

 E shtunë datë 23.03.2019

Turni tradicional në Shah ,,24 Marsi-Epopeja e Dukagjinit’’, Vendi: Restaurant ,,MATURANTI’’ në Deçan ora 11:00.

Turniri i VII-të ndërkombëtar i Boksit ,,Epopeja e Dukagjinit”, Vendi: Palestra e Sporteve ,,Karragaq” në Pejë ora 18:00, Pjesëmarrës: Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

E diele 24 Mars 2019, ora 10:00 – 12:00 -Homazhet në Kompleksin Memorial ,,Dëshmoret e Kombit” në Gllogjan, ora 12:00- Tubimi Përkujtimor në Gllogjan ku do të falsin kryeprotogonist të kësaj ngjarje për tu pasuar me emra të mirënjohur të estradës gjithëshqiptarë!

Të gjitha rrugët të dielën më 24 Mars të dërgojnë në Gllogjan.

Ju mirëpresim!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …