Ka filluar rregullimi i shtratit të lumit Mirusha në Malishevë

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, po rregullohet edhe shtrati i lumit Mirusha në qytetin e Malishevës. Punimet në rregullimin e shtratit të lumit, i kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, me qëllim të njoftimit me punimet që janë duke u kryer. Nënkryetari Berisha dhe drejtori Vrenezi, janë ndarë të kënaqur me ecurinë e punimeve të deritanishme dhe deklaruan se realizimi i projektit do të mbikëqyret në vazhdimësi nga ana e zyrtarëve të komunës. Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha, ka rëndësi të madhe në shumë aspekte, duke filluar me krijimin e pamjes më të mirë, pastaj krijimin e shtigjeve për ecje, rekreacioni, si dhe do të luaj edhe rolin e marrjes së masave preventive për mbrojtje nga vërshimet e mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …