Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka shprehur dhembjen për ndarjen nga jeta të nënës së heroit të Kosovës, Edmond Hoxhës, Nurije Hoxha. Ai ka thënë se një nënë që e ka lind, rrit dhe edukuar një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, e meriton respektin e përjetshëm. “I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nurije, nënës së Heroit të Kosovës, Edmond Hoxhaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. Një nënë fisnike e bujare që lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, e meriton respektin tonë të përjetshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes Hoxhaj dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër nënën Nurije. Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …