Në kuadër të takimeve me ambasadorët e vendeve me ndikim, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli sot pret në takime të ndara ambasadorin e Gjermanisë, Italisë dhe të Francës. Takimi me ambasadoren e Gjermanisë, Angelika Viets është paraparë të realizohet në ora 11.00, takimi me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese në ora 13.15 ndërsa takimi me ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet. Temë qendrore e këtyre takimeve pritet të jetë situata politike në vend, dalja nga ngërçi politik dhe zgjedhja e kryetarit të vendit. Takimet do të zhvillohen në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Vesli.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …