Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet që Kosova dhe Mali i Zi kanë ndërtuar midis tyre, si dhe për mundësinë e avancimit të tyre në të gjitha sferat e bashkëpunimit, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Veseli tha se Kosova mbetet e përkushtuar në kultivimin e politikës së saj të fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Malin e Zi, në funksion të forcimit të stabilitetit rajonal e të integrimit më të shpejt evropian. Nga ana e tij, ministri malazez, pasi shprehu kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, theksoi nevojën e kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit midis Prishtinës dhe Podgoricës zyrtare. Ai tha se vizita e tij në Prishtinë është mesazh i këtij bashkëpunimi dhe mëton t’i japë një shtysë të fuqishme avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe ndërparlamentare Kosovë – Mal i Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …