Kanë qëndruar për një vizitë në Radion Kosova e Lirë dhe në Televizionin Dielli, ish-ministrja e Arsimit e Republikës popullore Socialiste të Shqipërisë, veprimtarja dhe studiuesja, Tefta Cami- Cani, pastaj zonja, Izmina Haxhiu dhe ushtaraku, Ndue Dodaj, të cilët u mirëpriten nga drejtori i Radios, Ahmet Qeriqi, dhe stafi. Ndërkohë, Tefta Cami-Cani, Izmina Haxhiu dhe Ndue Dodaj, gjatë qëndrimit të sotëm në Radion Kosova e Lirë, janë takuar dhe kanë biseduar edhe me veprimtarët e miqtë e tyre: Hydajet Hyseni, Binak Ulaj, Ergon Jusuf Gërvalla, Isuf Ismajli, Ismet Sylejmani, Ibrahim Kadriu, Meliha Jaka, Edi Shukriu, e të tjerë. Mysafirët nga Shqipëria shtruan nevojën e bashkëpunimit të gjithanshëm të Kosovës me Shqipërinë, me qëllim të integrimit të brendshëm kombëtar në të gjitha fushat.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …