Kryetari Ramosaj, priti në takim pune Sekretarët e Përgjithshëm të MAPL-së dhe Integrimit Evropian

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë, priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Rozafa Ukimeraj dhe Sekretarin e Ministrisë së Integrimit Evropian Kushtrim Cukaj me bashkëpunëtorë. Kryetari Ramosaj mysafirët i njoftoj me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Deçanit me theks të veçantë projektet madhore të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Deçanit. zonja Ukimeraj e përgëzoi Kryetarin Ramosaj për punën e bërë, duke e inkurajuar që të punoi më tepër në rritjen e transparencës komunale në mënyrë që të jenë edhe përfitues të projekteve nga MAPL. Ndërsa Cukaj deklaroj se Ministria të cilën ai e përfaqëson është e gatshme të përkrahë Komunën e Deçanit në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me fondet e Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …