Kryetari Kuçi priti në takim pune Sekretarët e Përgjithshëm të MAPL-së dhe Integrimit Evropian

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi me bashkëpunëtorë, priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Rozafa Ukimeraj dhe Sekretarin e Ministrisë së Integrimit Evropian Kushtrim Cukaj me bashkëpunëtorë. Kryetari Kuçi mysafirët i njoftoj me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Junikut, me theks të veçantë projektet madhore të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Junikut. zonja Ukimeraj e përgëzoi Kryetarin e Komunës së Junikut për punën e bërë, duke theksuar se në dy vitet e fundit Komuna e Junikut ishte Komuna me performancën më të mirë në Kosovë, po ashtu shprehi gatishmëri që si Ministri ta përkrahin Komunën e Junikut në projekte të ndryshme. Cukaj deklaroj se Ministria të cilën ai e përfaqëson është e gatshme të përkrahë Komunën e Junikut në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me fondet e Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …