Emërohen katër anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në bazë të dispozitave të nenit 18 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, ka emëruar katër anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Anëtarët e emëruar të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë: Ismet Salihu, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger, Ahmet Latifi. Një grup studentësh, që nuk merren me studimet por me prapaskenat politike, sot  para Rektoratit theksuan se reforma në arsimin e lartë që lidhet me Universitetin e Prishtinës, sipas tyre po dështon. Ata kanë paralajmëruar se nuk do ta njohin Këshillin e ri Drejtues dhe përbërjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …