Rreth 520 mijë vlerësohet të jetë numri i qytetarëve të Kosovës që kanë borxh ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike. Sipas të dhënave, ky borxh llogaritet të jetë diku 680 milionë euro. Qeveria tashmë ka vendosur t’i falë këto borxhe, ndërkohë që Ministria e Financave do të shpalos raportin përfundimtar gjatë javës së ardhshme. Për faljen e borxheve, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim në muajin shkurt të vitit të kaluar, kurse në muajin shtator ishte miratuar Ligji për Faljen e Borxheve Publike, me anë të të cilit përcaktohen kriteret dhe procedurat për faljen e borxheve publike për personat fizik dhe juridik deri më 31 dhjetor të vitit 2008.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …