Familja e dëshmorit të kombit, Ismet Asllani, komandant i Logjistikës në Zonën Operative të Llapit, i njohur gjatë luftës më pseudonimin “Prapashtica”, më anë të një njoftimi ka bërë të ditur se më 24 mars 2019, në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit, Ismet Asllani do të organizohen nderime dhe do të bëhen homazhe te varri dhe përmendorja e tij. Gjithashtu familja Asllani njofton se nga ky përvjetor do t’i pushojë organizimin e homazheve që janë vetë organizuar nga familja për 20 vite më radhë duke ia lënë shtetit përkujdesjen institucionale e përkujtimore tash e tutje, thuhet në njoftimin e familjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …