Garës për president të Kosovës do t’i bashkohet edhe Lista ‘Srpska’. Pas deklaratës së drejtuesit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, se serbëve u takon njëri nga postet kryesore shtetërore, Lista ‘Srpska’ ka bërë me dije se do të dalë me një kandidate për postin e presidentit. Sipas deputetit të këtij subjekti, Nenad Rashiq, ajo do të jetë një femër nga radhët e komunitetit serb. Bëhet fjalë për Vinka Radosavleviq nga Klina, për të cilën thuhet se gëzon autoritet tek komuniteti serb në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …