Edhe pse kishte premtuar se do t’i informojë institucionet e Kosovës për takimet me ushtrinë serbe, misioni i KFOR-it vazhdon me avazin e vjetër. Komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta ka zhvilluar në Beograd një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjeneralin Lubisha Dikoviq. Ky i fundit duke iu referuar kufirit Kosovë-Serbi si ‘vijë administrative’, ka thënë se detyrë e përbashkët e Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it është ruajtja e sigurisë në zonat e përgjegjësisë”. Dikoviq, ka theksuar se për shkak të kompetencave dhe përgjegjësive që dalin nga Rezoluta 1244 dhe Marrëveshja e Kumanovës, Ushtria serbe e sheh KFOR-in si forcë kryesore për ruajtjen e sigurisë dhe të dhe të stabilitetit në Kosovë me vlerësimin se çdo zvogëlimi i KFOR-it, do të ndikonte negativisht. Ai, më tej, ka paralajmëruar se ushtria serbe do të fillojë me mbikëqyrjen e hapësirës ajrore me Kosovën përmes helikopterëve dhe dronëve. Krejt kjo bëhet pasi që KFOR-i ka nisur t’i heqë dalëngadalë kufizimet që i ishin vendosur në vitin 1999. Vlen të përmendet se komandanti i KFOR-it po takohet me gjeneralin, Lubisha Dikoviq, i cili sipas aktivistëve të Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, është përgjegjës për krime lufte ndaj shqiptarëve në Drenicë, gjatë kohës sa drejtonte Brigadën e Motorizuar 37.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …