Konjufca: Deportimi i gjashtë shtetasve turq e ka prekur funksionimin ligjor të shtetit dhe demokracinë

Glauk Konjufca kërkon Qeveria e Kosovës, që ta kthejë prapa koncept dokumentin për lojërat e fatit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës, që ta kthejë prapa koncept dokumentin për lojërat e fatit ku thuhet se përmes hapjes së tyre do të ulet papunësia dhe do të ndalet edhe dhuna në familje. “Ky konceptdokumenti i qeverisë për kazino është i mjerueshëm, papunësia nuk ulet duke hapur sa më shumë lojëra të fatit dhe kazino. Në këtë koncept shkruan që kazinot e ndalin edhe dhunën në familje, kush ka mujt me shkru këtë fjali, kush është ai ekspert, kjo është për gjynah. Kjo tregon çfarë koncepti ka qeveria për familjen”, ka thënë Konjufca. Në fjalën e tij ne seancën e sotme për pezullimin e kazinove, Konjufca e mirëpriti iniciativën për të diskutuar për këtë çështje megjithëse sipas tij është pak me vonesë. “Edhe pse me vonesë është mirë që po flasim për këtë temë, por më e keqja është që po flasim vetëm kur njerëzit po humbin jetën”, ka thënë Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …