Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot rezolutën për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit në vend. Pozitë e opozitë në Kuvendin e Kosovës, kanë mbështetur rezolutën e propozuar për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave. Deputetët kanë votuar me 74 vota për (një pa kartelë), asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Më anë të kësaj rezolute pezullohet çdo aktivitet i tyre deri në plotësim-ndryshimin e ligjit përkatës. Brenda 30 ditësh sipas rezolutës Qeveria e Kosovës obligohet që të sjellë ligjin e ri për mbylljen e kazionve dhe lojërave të fatit për periudhë dhjetëvjeçare.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …