Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti ambasadoren e Kroacisë Marija Kapitanoviç

Ministri i FSK-së, z. Haki Demolli priti ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanovic. Fillimisht ministri Demolli i uroi ambasadores kroate detyrën e re, dhe pasi i dëshiroi mirëseardhje e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që Kroacia po jep për Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.  Ministri Demolli, me këtë rast, e njoftoi ambasadoren Kapitanovic me zhvillimet e përgjithshme të Ministrisë që ai drejton, si dhe me zhvillimet e deritashme  rreth transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Gjithashtu  ministri  i FSK-së  i shprehu  ambasadores Kapitanovic dëshirën e tij  për të rritur bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve nëpërmjet edukimit dhe trajnimeve të përbashkëta.

Nga ana e saj, ambasadorja Kapitanovic, shprehi kënaqësinë për vizitën e saj në Ministrinë e FSK-së, duke  nënvizuar bashkëpunimin e deritashëm në mes dy shteteve, veçanërisht në mes Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë. Ajo vlerësoi lartë sidomos bashkëpunimin e dyanshëm në mes dy forcave, si dhe premtoi rritjen e nivelit të bashkëpunimit në të gjitha fushat që janë me interes edhe për FSK-në. Po ashtu ambasadorja Kapitanovic edhe një herë theksoi se ky bashkëpunim do vazhdojë edhe në të ardhmen në mes dy vendeve dhe dy ministrive.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …