FILLUAN PUNIMET NË SEGMENTIN E RI TË RRUGËS NACIONALE PRISHTINË – MITROVICË

Bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e punimeve në segmentin e ri, LumMadh-Gojbule, të rrugës Nacionale M2, Prishtinë – Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, deklaroi se kjo rrugë ka rëndësi të madhe strategjike dhe ekonomike, ngase lidhë Prishtinën me Mitrovicën, por edhe ekonominë e vendit me ekonomitë e shteteve fqinje. I pari i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, duke iu adresuar të pranishmëve tha se investimet e MIT, tani po shtrihen në të gjitha rajonet e Kosovës, pa dallim. Ai shtoi se me rrugë të standardizuara, Kosova po e bëhet pjesë e rrjetit të rrugëve evropiane, duke e lidhur atë me korridore të rëndësishme. Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i falënderoi kryeministrin Hradinaj dhe ministrin Lekaj për përkushtimin e treguar në përfundimin e këtij projekti që ka rëndësi për qytetarët e kësaj ane dhe vet qytetin e Vushtrrisë. Ky segment i kësaj rruge ka gjatësi afro 10 kilometra dhe kosto rreth 24 milionë euro. Bashkë me këtë segment dhe pjesën e mbetur deri në përfundim të “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, projekti kap vlerën rreth 50 milionë euro të siguruara nga, Fondi Saudit për Zhvillim, Fondi i OPEC për Zhvillim dhe Banka Islamike për Zhvillim (segmenti Gojbule – Smrekonicë).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …