Quint-i kërkon që seanca për zgjedhjen e Presidentit të mbahet pas 17 shkurtit

Kuvendi i Kosovës nuk do të zhvillojë seancë para datës 17 shkurt, kur do të mbahet protesta e thirrur nga tri partitë opozitare. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi sot kanë mbajtur një takim me ambasadorët e shteteve të Quint-it, ku nuk ka pasur pajtim që seanca jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohej gjatë vikendit, ose në fillim të javës së ardhshme. Shtetet e Quint-it, sipas burimeve nga ky takim, janë shprehur kundër mundësisë që seanca të zhvillohet në sallën alternative, pasi që duan t’i japin edhe një mundësi tjetër opozitës për të qenë pjesëmarrëse në sallë. Përpjekjet e ndërkombëtarëve janë që të sigurohet një ambient i qetë dhe demokratik në Kuvend, në mënyrë që të mos i jepet hapësirë përdorimit të skenave të dhunshme.

Kontrolloni gjithashtu

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove …