leoni

Nisma hidhërohet nga "tradhtia" që i bëri ministri i arsimit, Shyqiri Bytyçi

Bytyqi thotë se do të bëhet kompensimi i orëve të humbura dhe SBASHK-u nuk mund të marr vendim për këtë çështje

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka folur edhe një herë për kompensimin e orëve të mësimit, që janë humbur gjatë grevës së mësimdhënësve që ishte mbajtur për shkak të koeficientit të pagave. SBASHK ka deklaruar se këto orë të humbura nuk do të kompensohen, përkundër vendimit të Ministrisë së Arsimit që të ndodh një gjë e tillë. Mirëpo ministri Bytyqi ka deklaruar se SBASHK-u mund të ketë vetëm një obligim moral që të deklarohet në përkrahje apo jo të një vendimi të tillë, mirëpo nuk mund të marrë vendime që do të ishin vendime të zbatueshme. Sipas Bytyqit vendimi i zbatueshëm i takon vetëm organit kompetent, që në këtë rast është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila ka marrë një vendim në bazën e udhëzimit administrativ.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …