Partia Demokratike e Kosovës, përmbylli zgjedhjet e brendshme në Degën e Vitisë, ku me shumicë të votave të delegatëve, kryetar i Degës me vota të fshehta u zgjodh, Bekim Azizi. Kuvendi i degës së PDK-së në Viti, zgjodhi edhe Këshillin drejtues me 57 anëtarë si dhe 12 delegatë për Kuvendin e përgjithshëm. Punimet e Kuvendit zgjedhor të degës, në emër te kryetarit Kadri Veseli, i përshëndeti nënkryetari i partisë, Hajredin Kuçi, njëherësh edhe kryetar i Komisionit Qendror të PDK-së për zgjedhje. Në emër të degës së PDK-së në Viti, delegatët i përshëndeti Skenderbe Hebibi i cili përshkroi procesin zgjedhor, ku u mbajtën 31 kuvende nëndegësh me mbi 1200 pjesëmarrës të cilët zgjodhën 137 përfaqësues në kuvend. Hebibi theksoi po ashtu se po rikonfirmohet platforma Dekada e Re, si vizion i së ardhmes të anëtarësisë së Degës dhe qytetarëve të kësaj komune.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …