Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvëndës ministrat e Mbrojtjes Agim Çeku dhe Burim Ramadani, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj, së bashku me një delegacion të gjerë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, si dhe morën pjesë në manifestimin ,,Epopeja e Dukagjinit” me rastin e 21 vjetorit të fillimit të luftës së UÇK-së në Dukagjin, si dhe 20 vjetorit të fillimit të fushatës ajrore të NATO-s mbi caqet serbe për të ndalur fushatën gjenocidale dhe spastrimin etnik në Kosovë. Fillimisht, ministri i Mbrojtjes Berisha dhe delegacioni i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-ja vendosën buqeta lulesh të freskëta tek kompleksi i dëshmorëve të Dukagjinit në Gllogjan si dhe u pritën në oden e udheheqësit të luftës në Dukagjin, tani kryeministër i Kosovës, z. Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …