Një Delegacion i lartë i BDI-së i kryesuar nga Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor dhe Ministër i Ekonomisë Bekim Neziri, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, ministri i Ambientit Jetësor Nurhan Izairi, nënkryetari i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, deputetë të zonës si dhe funksionare të ndryshëm të nivelit qendror dhe atij lokal sot qëndruan në Strugë ku para qytetarëve raportuan për projektet që janë realizuar në Struge dhe Ohër. Shefi i shtabit zgjedhor komunal të Strugës Vait Ajro, duke u uruar mirëseardhje delegacionit të lartë partiak tha se Shtabi komunal në Strugë është gati dhe të konsoliduar radhët e veta, ndërsa kanë themeluar të gjitha shtabet vendore për të shënuar fitore në zgjedhjet e ardhshme. Syarta Ahmeti në emër të shtabit komunal të Ohrit theksoi se edhe struktura e BDI-së në Ohër punon për zgjedhjet e prillit dhe është radhitur pas BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti.
Projektet i prezantoi ministri i Ambientit Jetësor Nurhan Izairi i cili në emër të ekzekutivit prezantoi projektet e realizuara në Strugë dhe Ohër. ‘Jemi para jush të japim llogari për atë që kemi bërë gjatë këtij mandati. Veprat dhe projektet e BDI-së janë të mëdha dhe bashkërisht realizojmë projekte që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve dhe për një jetë më të mirë. Për tërheqjen e investimeve të huaja kemi themeluar edhe Zonën e lire ekonomike ne Strugë dhe vec janë duke u realizuar investimet e para. Kemi realizuar projekte në instruktuarën rrugore, autostrada Kërcovë-Ohër, Trebenisht Qafë Thanë, janë asfaltuar dhe riparuar disa akse rrugore si Rikonstruimi i rugës Oktis-Veleshtë, Beliçica e poshtme- Oktis, rikonstruimi i rugës Strugë-Kalishtë si dhe disa akse tjera rrugore. Njëkohësisht punojmë në projekte për mbrojtjen e ambinetit jetësor, si Kanalizimi rrjeti primar Dollogozhde, ndertimi i rrjetit te kanalizimit ne Frengove si dhe shumë projekte tjra. Nuk kanë munguar investimet në shkollat fillore dhe të mesme, Rikonstruimi i shkollës fillore ’’ Murat Llabunishta’’, SHMK “Ibrahim Temo” në Strugë dhe disa shkolla tjera. Kemi realizuar shumë projekte në Trsugë dhe Ohër që kemi pas në programin zgjedhor’, tha ministri Izairi.
Deputeti i zonës Ramiz Merko në emër të grupit parlamentar të BDI-së tha se Grupi parlamentar i BDI-së, në bashkëpunim me pushtetin ekzekutiv punon në realizimin e programit të Bashkimit Demokratik për Integrim. Kemi miratuar disa ligje që janë në dobi të qytetarëve tanë. Projektet e realizuara në Strugë dhe Ohër që janë realizuar janë pjesë e programit të Bashkimit Demokratik, si akse rrugore, kanalizime, investime në shkolla, ndërtimi i hodrocentraleve,e projekte të tjera.
Zëvendës kryeministri Musa Xhaferi tha se BDI është e gatshme të dal në garë në këto zgjedhje dhe se ai sonte është në Strugë të prezantojë atë është bërë dhe atë që planifikon të bën me programin e ri. ‘BDI organizohet dhe e orienton fushatën sipas kulturës, edukatës si parti politike duke pasur respekt për subjektet tjera dhe njëkohësisht duke kërkuar që të dilet me ofertë dhe program jo me ofendime.
Nënkryetari i BDI-së dhe koordinator i Zonës së pestë zgjedhore Izet Mexhiti tha se BDI ka realizuar vepra kombëtare dhe cdoher punon për unigikimin e votës shqiptare dhe jo të përcaj atë sic bëjnë disa subjekte të reja që janë në interes te dikujt tjetër. ‘Te ne parësore është interesi kombëtarë e pastaj ai partiak. Ne realizojmë projekte kombëytare dhe ne para jush dalim me program i cili përmban projekte konkrete”, tha Mexhiti.
Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor dhe Ministër i Ekonomisë Bekim Neziri tha se llogaridhënia është parim i BDI-së dhe çdoherë BDI jep llogari para qytetarëve. ‘Sa më pak të përçahet vota, aq më mirë do jemi ne shqiptarët. Është evidente që edhe kësaj here do të fitojmë. Nuk ka force politike në Maqedoni e cila mund ti mbron interesat më mirë se BDI, ne kemi vizion dhe program të qart politikë. Disa parti të reja dhe të vogla dhe të reja mendojnë se kanë kapacitet të mbrojnë interesat e shqiptarëve në Maqedoni, por gënjehen, vetëm një njeri mundet më së miri ti mbron interesat shqiptare, e ai është Ali Ahmeti’ tha Neziri. Ai tha se me mbajtjen e zgjedhje me 24 prill vendi te del nga kjo kriz politike në të cilën gjindet dhe njëkohësisht ai përsëriti qëndrimin partiak për mbështetje të tërësishme të Marrëveshjes së Përzhinës.