Për Enver Hoxhajn nuk ka ekzistuar UÇK-ja, por vetëm BE-ja dhe NATO-ja, që na paskan çliruar

Për Enver Hoxhajn nuk ka ekzistuar UÇK-ja, por vetëm BE-ja dhe NATO-ja, që na paskan çliruar

Zëvendës-kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj mori pjesë në organizimin e Institutit të historisë “Ali Hadri” nga Prishtina dhe “Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Historike”, në Shkup. Në fjalën e tij, Hoxhaj tha se ngjarjet historike nuk duhet vetëm t’i kujtojmë si të tilla, por edhe të reflektojmë dhe t’i përdorim për të ecur përpara. “Bombardimet e NATO-së shënojnë përmbylljen e një epoke të errët për shqiptarët në Ballkan. Liria e Kosovës është bërë e mundur falë ngritjes së Amerikës si superfuqi botërore, si dhe të BE-së. Prandaj, duhen ruajtur miqësia dhe raportet e mira me aleatët tanë. Tani është koha që përfundimisht të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë, në mënyrë që të mund të fokusohemi në zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si shtet me njohje të plotë dhe i anëtarësuar në OKB”, deklaroi Zëvendëskryeministri Hoxhaj. Ai shprehu mirënjohje për vendet anëtare të NATO-së dhe BE-së, por jo edhe për UÇK-në,  Adem Jasharin e Jasharët, as për dëshmorët e martirët.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, kanë rënë 41 dëshmorë në krye me Mujë Krasniqin

Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, një formacion …