Është nder të t’mos kesh nder,
je gënjeshtar të hapet çdo derë,
pate fat e hyre në politikë
varfërisë i thua ik.
Ke miq e je i pa shkollë
diploma të vjen në dorë,
vendi i punës të pret
në kuvend e në fakultet.
Për pesë-gjashtë vjet
sa i madh bëhesh
s’e beson as vetë !
20 mars 2019
SHTËPITË E MBYLLURA
Atdheu po zbrazët,
pakohen djem e vasha,
nxënës ,studentë e fëmijë,
në Dardaninë e vjetër
si në Nënën Shqipëri !
Flasim e përflasim
në ndenja, rrugë e në tv,
në gazeta e në portale,
atdhu po zbrazët,
dikush thotë punë e madhe….?!
Shtëpitë e mbyllura
ditë e natë shtohen –
qeveritë majmërohen !!!
J.Z. 22 mars 2019
KËPUTE LULEN
(Shtatëvjeçarit të vrarë në Zvicër)
Fjalët këputen në rrokje;
ngatërrohen nëpër dhëmbë,
loti pikon në heshtje,
nëna e mekur
nuk nxjerr dot gjëmë !
Ti moj plakushe,
që lulen prej kopshti këpute !
A ke qenë ndonjëherë nënë ?
A ke përgdhelur nipa e mbesa
apo vrasëse të bëri jeta ?!!
J.Z. 22- 23 MARS 2019
GJUHA NË TV
Gjuha në TV – ët tona
me gazetarët e rinj,
e bukur sikur pranvera
me breshër e jo me shi.
Me zërin e ushtruar për mikrofon
siç i nisin lajmet, ashtu i mbarojnë .
Për ngritje e ulje të zërit
fare s’kanë nevojë
nuk janë film,
as në teatër – në lojë.
Si në poezitë “moderne”
pa pikë e pa presë,
fjalët i ndërprejnë
si mullisi miellin në thes.
Lektorët në TV s’kanë vend si dikur,
gjuha pasurohet nën urë e mbi udhë,
me fjalët e huaja më shumë se kurrë ! ?
J.Z. 20 mars 2019