Teksa në Kosovë 20 vjetori i bombardimeve të NATO-s u prit me falënderime e përulje, në Serbi mbretëroi një atmosferë krejtë ndryshe. Para rreth 20 mijë personave të mbledhur në Nish për shënimin e kësaj ngjarjeje që në Serbi konsiderohet tragjedi, foli kryetari serb Vuçiq. Me tone nacionaliste, ai tha se askush nuk do ta lejojë askënd të shkelë mbi lirinë dhe pavarësinë e Serbisë. Sipas tij, në ato momente të vështira, askush nuk i qëndroi pranë shtetit serb. Siç u shpreh Vuçiq, Serbia u konfrontua me aleancën më të fortë ushtarake, me një aleancë të pasur dhe të fuqishme, me 22 tonë të bombave që sipas tij kishin vetëm një qëllim: mposhtjen e Serbisë, shkatërrimin e saj dhe marrjen e territorit për t’ia dhënë dikujt tjetër. Ai ripërsëriti edhe njëherë se shkaku i ngjarjeve të 24 marsit, Serbia do të qëndrojë neutrale dhe nuk do aspirojë asnjëherë anëtarësimin në NATO.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …