Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25 vjetorin e saj masakrën e ndodhur mbi popullsinë shqiptare në fsharat Celinë, Fortesë dhe Brestoc. Ai ka thënë se Kosova si shoqëri dhe si shtet, nuk do të pushojë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, dhe për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë. “Kur i kujtojmë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijtë, e masakrës së 25 marsit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc, e ndjejmë sa rëndë peshon liria e Kosovës sonë të shtrenjtë. Ne, si shoqëri dhe shtet, nuk do të pushojmë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …