Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Zahir Tanin, si dhe zëvendësin e tij, diplomatin amerikan, Christopher Coleman, të cilët fillimisht i ka uruar për emërimin në detyrën e re. Ministri Kuçi e ka njoftuar z. Tanin për reformat e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë, legjislacionin e hartuar në përputhje me standardet Evropiane dhe përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit. Ai gjithashtu, e ka njoftuar z. Tanin lidhur me angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në veçanti institucioneve të drejtësisë, me qëllim të krijimit të një klime të favorshme dhe ambient të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, z. Tanin u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe Qeverinë me projekte konkrete përmes agjencive të specializuara të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë edhe UNDP-në.
Kontrolloni gjithashtu
Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se shtyrja e Asociacionit, veçse na sjell te një Asociacion edhe më i keq
Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë Shtyrja e Asociacionit veçse na sjell te …