Në 20-vjetorin e rënies së tyre, Komuna e Skenderajt nderon dëshmorët e kombit Beqir Meha e Ajet Beqiri

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtorët komunalë, familjarë, përfaqësues të Shoqatave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë, kanë nderuar me një minutë heshtje dhe kanë vendos lule të freskëta para varreve të dëshmorëve të kombit Beqir Meha, njëherësh bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe Ajet Beqiri, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, në 20 vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë. Kryetari Jashari ka deklaruar pas homazheve se duhet nderuar çdo herë secilin dëshmorë e martirë, pasi ata sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre – jetën, që ne ta gëzojmë sot lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Sivjet është vit jubilar i përkujtimit dhe homazheve, dhe me respekt të vecantë nderojmë dëshmorët e kombit, ndaj të cilëve kemi borxh për ta zhvilluar Kosovën, gjithashtu të jemi të bashkuar siç ishim në luftë”, është shprehur ndër tjera kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …