Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka deklaruar se Opozita mund të mos jetë faktori kryesor, që mund t’ia ndalë Hashim Thaçit rrugën për t’u ngjitur në majë të pushtetit. Faktor kryesor është Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën partia e Thaçit është në partneritet qeverisës. Opozita do të bëjë çmos që të mos e lejojë votimin e Hashim Thaçit për kryetar të Shtetit të Kosovës, meqë konsideron se vendi do të dëmtohet shumë, nëse në krye zgjidhet përgjegjësi kryesor për degradimin total të shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë sonë, ka thënë mes tjerash, Frashër Krasniqi.