Trembëdhjetë civilë u vranë, shumica nga ta fëmijë, “në një sulm ajror të forcave ndërkombëtare”, pranë qytetit Kunduz të Afganistanit, njoftoi Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan. “Misioni shpreh shqetësim serioz që faktet fillestare tregojnë se dhjetë nga të vrarët janë fëmijë, anëtarë të një familjeje të gjerë, të zhvendosur nga luftimet gjetkë”, tha përmes një deklarate Misioni i OKB-së. Vrasja e fëmijëve ndodhi në lagjen Telavka, natën midis 22 dhe 23 marsit, gjatë “operacioneve kundër militantëve talibanë, të kryera nga forcat pro-qeveritare”. Një zëdhënëse e misionit ndihmës të NATO-s në Afganistan tha se forcat amerikane kanë kryer një sulm në këtë zonë, por, sipas saj, misioni nuk e ka konfirmuar se ka shkaktuar viktima civile. Në një raport të lëshuar në muajin shkurt, Misioni Ndihmës i OKB-së ka bërë të ditur se lufta në Afganistan, në vitin 2018, ka lënë të vrarë 3. 804 civilë – më shumë se në çdo periudhë tjetër të luftimeve, prejse kanë nisur regjistrimet.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …