Arkivi i Kosovës prej sot deri më 29 mars 2019 ka hapur dyert e veta për publikun. Java e arkivit të hapur organizohet për të sensibilizuar opinionin e gjerë lidhur me rëndësinë dhe punën e arkivit si institucion. Këtë javë Arkivi i Kosovës ka shënuar ditën e themelimit, 68 vjetorin e tij, andaj për nder të kësaj dite nga data 25 deri më 29 mars 2019 ka hapur dyert e veta për publikun. Gjatë kësaj jave publiku do të ketë mundësinë të shoh për së afërmi punën dhe aktivitetet që bëhen në ambientet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes, prezantimit dhe përgatitjes për shfrytëzim të trashëgimisë së shkruar që posedon ASHAK.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …