leoni

FSK-ja teston aftësitë ndërvepruese me agjencitë civile në ushtrimin fushor ,,Skifteri 03’’

FSK-ja teston aftësitë ndërvepruese me agjencitë civile në ushtrimin fushor ,,Skifteri 03’’

 Forca e Sigurisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë se, bazuar në planin vjetor të ushtrimeve dhe stërvitjeve, Batalioni i Tretë i Reagimit të Shpejtë i Forcës së Sigurisë të Kosovës, me vendqëndrim në Mitrovicë, nga data 25 deri më 28 mars 2019, do të zhvillojë aktivitete stërvitore në kuadër të ushtrimit ,,Skifteri 03’’ në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Podujevës, përkatësisht agjencitë civile të komunës për të testuar aftësitë dhe ndërveprimin e institucioneve në raste emergjente.  Në këtë ushtrim, trupat e FSK-së, përkatësisht Batalioni i Tretë i Reagimit të Shpejtë, do të dislokohen nga kazerma në Mitrovicë në rajonin e Komunës së Podujevës, andaj konvojë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të shihen duke qarkulluar në rrugën magjistrale dhe lokale,  dhe e tërë kjo do të bëhet me qëllim të stërvitjes dhe testimit të kapaciteteve dhe aftësive reaguese në ushtrim fushor të parapara sipas skenarit dhe planifikimit.

 Forca e Sigurisë së Kosovës gjithashtu i njofton qytetarët e rajonit të Mitrovicës dhe të rajonit të  Prishtinës,  se në asnjë formë nuk do të cenohen liria e lëvizjes dhe pronat e qytetarëve. Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Kuvendi Komunal i Podujevës kanë marrë të gjitha masat e nevojshme që ushtrimi të zhvillohet me sukses dhe të mos ketë asnjë shqetësim te qytetarët e këtyre dy rajoneve.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …