Janë përkujtuar në 20 vjetorin e rënies heroike dëshmorët e kombit Beqir Meha, Ajet Beqiri dhe Shukri Qorri

Janë përkujtuar në 20 vjetorin e rënies heroike dëshmorët e kombit Beqir Meha, Ajet Beqiri dhe Shukri Qorri

Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Beqir Meha, Ajet Beqiri dhe Shukri Qorri, janë bërë homazhe pranë varreve të tyre në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt. Aty u tha se të dy dëshmorët meritojnë të nderohen pasi bënë të mundur çlirimin e atdheut. Homazhe ka bërë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili tha se gjithmonë do të nderojë ata që popullit të Kosovës u mundësuar të frymojnë lirshëm. Dëshmori i kombit Beqir Meha, pjesë e brigadës 114 ka rënë në altarin e lirisë 20 vite më parë, e familjarët e kujtojnë si një njeri të guximshëm që ishte në gjendje të jepte cdo gjë për atdheun.  Ilir Meha, djali i dëshmorit Beqir Meha, thotë se është krenar për babain e tij dhe luftën që ai ka bërë për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …