Zëvendës-kryeministri Limaj e ka pritur sot në takim të mbijetuarin e masakrës së Therandës, Gramoz Berishën

Zëvendës-kryeministri Limaj e ka pritur sot në takim të mbijetuarin e masakrës së Therandës, Gramoz Berishën

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë ka pritur në takim, Gramoz Berishën nga Theranda, i cili i kishte mbijetuar një prej masakrave më të rënda të kryera nga forcat serbe në Kosovë. “E nisa ditën duke e takuar Gramoz Berishën. Ai është djali që i mbijetoi masakrës së Suharekës, derisa ishte hedhur bashkë me nënën Vjollcën nga kamioni që po i dërgonte drejt varrit. Para 20 vitesh atij iu vranë nga forcat serbe babai, motra, vëllai, tre axhallarë me familjet e tyre dhe shumë kushërinj. Prej 48 viktimave, 24 ende janë të pagjetur. Forca që sot e ka Gramozi na e rikujton obligimin që kemi ndaj drejtësisë dhe vendit. Ky rast është dëshmia më e mirë se si Serbia ka manipuluar me drejtësi të rrejshme dhe dëshmon nevojën që ne të kemi drejtësi të paanshme. Në cilësinë e kryesuesit të dialogut shtetërorë i premtova Gramozit se nuk do të lëmë gur pa lëvizë që drejtësia të vije në vend”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …