Kryeministri Haradinaj thotë se e Serbia nuk mund t’i jep paqe Ballkanit nëse nuk i njeh krimet e kryera në Kosovë

Kryeministri Haradinaj thotë se e Serbia nuk mund t’i jep paqe Ballkanit nëse nuk i njeh krimet e kryera në Kosovë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor për nder të 20-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe në nderim të 241 dëshmorëve dhe 64 të zhdukurve. Ai tha se nderimi ndaj të rënëve bëhet vetëm atëherë nuk vidhet shtetit. Haradinaj tha se Serbia nuk mund t’i jep paqe Ballkanit nëse nuk i njeh krimet e kryera në Kosovë. Ndërsa Selami Hoti, kryetar i Krushës së Madhe, tha se edhe pas njëzet vitesh Serbia ende nuk ka dhënë përgjigje për 64 të zhdukurit e këtij fshati. Ai e bëri një kërkësë për institucionet e Kosovës. “Sot në emër të nënave që kanë humbur fëmijë e në emër të grave që kanë humbur burrat e tyre i bëjmë thirrje institucioneve tona të kërkojnë drejtësi:, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …