Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz ka thënë se dëmtuesit e imazhit të Kosovës janë korrupsioni, radikalizmi fetar, emigrimi ilegal por edhe përpjekjet e dhunshme të opozitës. Burokracia, korrupsioni, sundimi i ligjit dhe luftimi i islamit radikal do të mbesin sfidat kryesore për Kosovën, ku shteti i Austrisë pret që ato të luftohen seriozisht, ka thënë Kurz gjatë një interviste për ditoren ‘Zëri’. Sipas tij, “çrrënjosja e burokracisë sepse kjo e bën më të lehtë për afaristët të jenë më aktivë dhe ta zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë”. Ai ka shtuar se “sundimi i ligjit përbën bazën e tërheqjes së investitorëve në Kosovë, në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik për vendin”.
Kontrolloni gjithashtu
Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se shtyrja e Asociacionit, veçse na sjell te një Asociacion edhe më i keq
Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë Shtyrja e Asociacionit veçse na sjell te …