leoni

Kryetari Haliti viziton punimet në ndërtimin e trotuarit në fshatin Terpezë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar fshatin Tërpezë të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit për gjatë rrugës kryesore të këtij fshati. Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë, mbetët e përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira në infrastrukturë. “ Edhe gjatë këtij viti mbesim të përkushtuar të punojmë në të gjitha fushat në veçanti edhe në infrastrukturën rrugore. Kjo bëhet më qëllimin më të mirë që të kemi lëvizje të lirë dhe sa më të sigurt të njerëzve dhe mjeteve motorike”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai aty është pritur edhe nga disa banorë të fshati Tërpezë të cilët e falënderuan atë për realizimin e këtij projekti që u mirëprit nga banorët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …