Smajl Latifi: Mizoria serbe në Krushë të Madhe nuk ndaloj vetëm me masakër por vazhdoi me karbonizimin e të vrarëve

Smajl Latifi: Mizoria serbe në Krushë të Madhe nuk ndaloj vetëm me masakër por vazhdoi me karbonizimin e të vrarëve

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë tubimit përkujtimor në Krushë të Madhe në 20 vjetorin e marakrës në këtë fshat tha se ky vend është simbol i rezistencës së popullit shqiptar. Ai tha se mizoria serbe nuk ndaloj vetëm me masakër por vazhdoi me karbonizimin e të vrarëve. “Krusha e Madhe është simbol i rezistencës së popullit shqiptar në Kosovë dhe dëshmi e qartë e masakrave dhe shtypjes së okupatorit serb ndaj shqiptarëve! 20 vjet më parë, për 3 ditë rresht, serbët vranë e masakruan 241 persona, prej të cilëve 64 ende mungojnë e nuk dihet asgjë për fatin e tyre, duke përfshirë atdhetarin dhe burrin e shquar të kombit shqiptar Ukshin Hoti, si dhe dogjën edhe 893 shtëpi e prona private. Mizoria serbe nuk mbaroi me masakër – ata madje karbonizuan kufomat pas vrasjes së tyre, duke bërë një krim që rrallë ka parë njerëzimi!”, ka shkruar Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …