Shënohet 20-të vjetori i të rënëve gjatë vitit 1999 në fshatrat, Celinë, Fortesë dhe Brstoc të Komunës së Rahovecit

Në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brstoc të Komunës së Rahovecit, janë mbajtur tubime përkujtimore për tu shënuar 20-të vjetori i të vrarëve gjatë vitit 1999 në këto fshatra të cilët janë vrarë barbarisht nga paramilitarët serb. Në tubime ka marrë pjesë kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor dhe familjar të të rënëve. “Sot e 20 vjet më parë, pushtuesi kriminal serb, duke mos kursyer asnjë person, vrau barbarisht martirë e dëshmorë shqiptarë në Celinë, Fortesë e Brestoc. Në Brestoc u vranë 49 shqiptarë, ku 6 prej tyre janë të pagjetur, qytetarë tanë që u vranë e masakruan veç pse ishin shqiptarë .Pastaj në Fortesë ishin 69 bashkëqytetarë tanë, të rinj e të moshuar, burra e gra, që mizorisht u privuan nga jeta. Njëjtë, okupatori serb veproi edhe në Celinë, duke vrarë 75 persona, në një masakër që tronditi gjithë botën”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi. Në fjalimin e tij kryetari Latifi, ka vazhduar duke thënë se i kujtojmë me nderë, respekt e përulje të thellë të gjithë burrat, gratë, pleqtë e fëmijët që u ekzekutuan barbarisht nga makineria vrastare e pushtuesit serb. Jeta, vepra dhe gjaku i të rënëve janë baza dhe themeli i lirisë së Kosovës. Presim që të vendoset drejtësia e vonuar dhe të marrin dënimin e merituar kriminelët që na lanë pa më të dashurit tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …