leoni

Ministri Reçica, priti në takim një delegacion të Qeverisë Finlandeze

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, priti në takim një delegacion të Qeverisë Finlandeze, përfaqësues të organizatave për persona me aftësi të kufizuara si dhe Afrim Maliqi, drejtor i “Handikos”. Në këtë takim u diskutua rreth obligimeve dhe angazhimeve konkrete të MPMS-së në lidhje me personat me aftësi të kufizuara ku mysafirët u njoftuan se jemi në fazën e hartimit të Projektligjit gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuara. Krahas kësaj, u theksua se është duke u bërë përpjekje maksimale që tu mundësojmë atyre edhe qasje të lehtë në fushën e punësimit. Po ashtu u diskutua edhe rreth mundësisë së bashkëpunimit bilateral në fushën e aftësisë së kufizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …