Mbreti jordanez, Abdullah ka vlerësuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë “vija e parë mbrojtëse në Evropë nga ekstremizmi fetar’. Në fjalimin e tij në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, mbreti Abdullah e ka cilësuar Kosovën si një vend lider në luftën kundër ekstremizmit fetar. Ai ka vlerësuar se nuk ka asgjë më të rrezikshme për Evropën, sesa rritja e estremizmit në Ballkan. “Evropa duhet të shtojë ndihmën ndaj shteteve si Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova, për të promovuar stabilitet”, cuitohet të ketë deklaruar mbreti jordanez.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …