Dëshmorët e Kumanovës

Shala: Mungesa e publikimit të raporteve të obduksionit ngre dyshime për ekzekutime në Kumanovë

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala ka komentuar dyshimet e fundit se 5 shqiptarë të dorëzuar nga Grupi i Kumanovës janë ekzekutuar nga autoritetet maqedonase pasi ishin dorëzuar. Ky Këshill, sipas Shalës, qysh pas përfundimit të luftimeve në Kumanovë pati ngritur dyshimin se të paktën dy shqiptarë që ishin pjesë e grupit të armatosur, u ekzekutuan pas dorëzimit të tyre pranë autoriteteve maqedonase. Ai ka thënë se për të pasur një pasqyrë të saktë të asaj çfarë ka ndodhur, duhet të bëhet një hetim i pavarur ndërkombëtar nga Amnesty International apo edhe nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Shala ka kritikuar edhe mos-publikimin e rezultateve të obduksionit nga autoritetet në Maqedoni dhe Kosovë. “Pala kosovare e cila ka bërë një obduksion nuk ka dalë me një raport të obduksionit, të paktën jo publikisht”, ka thënë Shala. Ai, më tej, ka shtuar se kjo ringjallë dyshimet se aty mund të jenë bërë krime në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. Shala ka thënë se KMDLNJ ka bërë përpjekje për t’i vizituar të burgosurit e rastit Kumanova, por pala maqedonase nuk ka lejuar një gjë të tillë. Ai ka thënë se në bazë të burimeve nga familjarët dhe avokatëve, ndaj të arrestuarve është ushtruar një dhunë e tmerrshme. Sipas kreut të KMDLNJ-së, kjo ndikon edhe në gjykimin e tyre, i cili në asnjë mënyrë nuk mund të llogaritet se është një gjykim i drejtë dhe i paanshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …