Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Sistemi i pagesave në Kosovë i përafërt me modelin ish-sovjetik “klering”

    Sistemi më i thjeshtë i tregisë “klering” është shkëmbimi direkt mall për mall, kështu sot shitet dhe blihet në Kosovë. Këtë sistem kanë instaluar qeveritë njëra pas tjetrës, sidomos PDK-ja, por edhe LDK-ja, sidomos kanë qenë të shprehura lidhjet biznesore në pushtetin komunal, përmes marrjes “cash” nga publiku (qytetarëve tatimapadues) dhe të përfitimi të hapësirës banesore për mbylljes syshë gjatë fazës së ndërtimit të investitorëve ne godina shumekateshe, duke rritur mafine ndertimore. Toka huazohej, ndertoheshin godinat, paguheshin ndërtuesit “klering” mall për mall, me apartamente.., ndërsa mafiozët ndërtimorë ua shitnin apartamnentet mërgimtarëve të cilët paguanin “cash” dhe “të gjitha berret në stan”. Numri i borxhlinjeve është rritur shumë në Kosovë, që është njëri nder shkaktarët e largimit nga Kosova,  por është edhe borgji galopant, fajdeja…

    Borxhlinj ndjehen edhe ato kompani që kanë punuar me “klering”, që kanë bërë rrugë dhe kanë ngritur pallate të mbetura stok, se nuk shiten dot…Por borxhliu më i madh, tani për tani, është edhe vetë shteti. Ky borxhli gjigant nuk ngopet së marri borxhe për të larë borxhet e vjetra me një borxh të ri… As duke shitur asetet kombëtare. Dhe nuk vuan për këtë qeveria, përkundrazi, ndihen krenar dhe te lumtur, teksa thuhet nga koalicioni qeveritar se ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk ka krizë!

    Dhe tash per t’ua lehtesuar “jeten” koalicionit, narko-mafi dhe mafise ndertimore, qeveria ka dalur me nje formule paradoksale te faljes se borgjeve. Shtypi vendor pasqyroje te dhena tmerruese se falesit kryesore jane prodhuesit e krizes, mungeses se parave “cash”.

    Nuk dihet sa mijëra euro në vit i bie të ketë detyrim një qytetar nga ky borxh, i cili nuk ka të ndalur. sa eshte borgji publik që shteti u ka bankave të huaja dhe të vendit, si dhe informaliteti, i cili shkon deri në 40%, atëherë mund të përfytyrohet sadopak përmasa gjigante e një shteti që mbijeton i mbytur fund e krye në borxhe.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …