Sot bëhen 20 vjet që kur ndodhi masakra e Izbicës, ku nga forcat policore e ushtarake të armikut u vranë 147 shqiptarë. Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë në Izbicë të Skenderajt. Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë. Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshatarët e kësaj ane në fshatin Izbicë, por forcat serbe i zhvarrosën kufomat duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi. Sot, në të gjitha shkollat e komunës së Skenderajt, ora a parë e mësimit i kushtohet masakrës së Izbicës. Në orën 09:00 krerët më të lartë të vendit dhe qytetarë të tjerë do të bëjnë homazhe kompleksin e varrezave në Izbicë. Ndërsa në orën 12:30 do të mbahet edhe një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …