Familja Buçaj e Artanës së Prizrenit, e prejardhur nga Malësia e Budakovës, luftës për çlirimin e kosovës i ka dhënë kryefamiljarin, Nebih Buçaj e bijtë e tij, Imer Buçaj dhe Enver Buçaj. Kjo familje atdhetare me kohë ishte orientuar në rrugën e çlirimit dhe bashkimit të trojeve të Shqipërisë. Këtë e dëshmoi me vepër në kohën e luftës së UÇK-së.
Imer Buçaj u lind më, 25 mars të vitit 1971, në Prizren. U rrit dhe u edukua nën përkujdesjen e prindërve Nebih dhe Mihrije Buçaj. Fillimisht, shkollën e kreu në Arbanë të Prizrenit. Edhe Imeri do të përfitojë nga edukimi familjar dhe atdhetar përgjithësisht, prandaj dashuria dhe vullneti e gatishmëria për të vepruar për atdheun, atë do ta forcojnë shpirtërisht dhe pa hezitim do të shprehë karakterin e një atdhetari të devotshëm që si fëmijë dhe i ri.
Dy deceniet e fundit të shekullit XX janë përshkuar me protesta, demonstrata, greva mbledhje, grumbullime e afrime të shumta të shqiptarëve dhe forma të tjera të rezistencës shqiptare kundër Serbisë dhe Jugosllavisë, me qëllimin më të pastër njerëzor e kombëtar për t`u çliruar e për të fituar lirinë e pavarësinë. Në këto ngjarje e zhvillime çlirimtare e atdhetare, Imeri ashtu sikur edhe vëllai Enveri ka marrë pjesë aktivisht së bashku edhe me shokun e tyre, të pandashëm, Muhamet Kabashi. Ata ishin në ballë të demonstratave e të rezistencës shqiptare. Muhamet Kabashi ka rënë heroikisht në përleshje me forcat ushtarako-policore serbe e jugosllave. Ai është tanimë dëshmor i atdheut.
Në kohën kur popullatën shqiptare të asaj pjese të Andarinit, ushtria dhe policia serbe po e dëbonte nga trojet stërgjyshore, pikërisht më 28 mars 1999, katër ditë pasi kishte filluar sulmi i aerpolanëve të NATO-s kundër makinersië vrastare të Serbisë, shtëpinë e Buçajve, në Arbanë të Prizrenit e rrethojnë policia dhe ushtria serbe. Nebihu si kryefamiljar e kishte hallin e vetëm si do t;i largonte fëmijët dhe gratë nga shtëpia dhe për t`i siguruar në pjesën e atdheut të lirë, në Republikën e Shqipërisë. Ndërsa fëmijët dhe gratë ishin bashkuar atyre që po dëboheshin, me dhunën e armëve nga trojet e të parëve. Nebihi me djalin Imerin qëndruan në shtëpi , aty kishin qenë edhe Enveri dhe Fadil Ferati, ushtarë të UÇK-së. Siç rrëfen edhe Xhemaili për babain e tij Nebih Buçaj, ai gjithnjë u kishte thënë, se do të luftonte kundër Serbisë dhe duhet t`iu tregojmë serbeve se kjo tokë është shqiptare, është Shqipëria vetë.
Me zjarrin e urrejtjes shekullore kundër pushtueve serbë, Nebih Buçaj me tre yjet e rinj ndriçues të atdheut, Imerin, Enverin dhe Fadilin shtinin me armë kundër forcave ukupatore serbe, e cila kishte epërsia në numër dhe me mjete lufte. Atë ditë, më 28 mars 1999 në altarin e Atdheut kanë rënë trimërisht e heroikisht Nebih Buçaj, Enver Buçaj, Imer Buçaj dhe Fadil Ferati. (I. I.)
Kontrolloni gjithashtu
Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)
Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …