Gjatë ditës së sotme Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur një takim me deputetët e Bundestagut nga radhët e SPD-së, Josip Juratoviq dhe Gabriele Weber. Në këtë takim u diskutua për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për nevojën e zhvillimit socio-ekonomik si dhe të luftimit të krimit e korrupsionit. Albin Kurit si prirës i ekipit të LVV-së gjatë takimit tha se zgjedhjet e reja e të parakohshme janë zgjidhja e drejtë dhe e duhur në Kosovë, dhe kritikoi sundimin e autokratëve si dhe bashkëpunimin midis tyre që nuk është i kufizuar vetëm në Ballkan. Në veçanti, ai theksoi se projekti i shkëmbimit territorial Thaçi-Vuçiq ka dështuar porse ideja e tyre ende nuk nuk ka vdekur.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …