Daut Haradinaj: Policët të cilët e kanë arrestuar Gjuriqin një vit me parë duhet të dekorohen e jo të hetohen nga IPK-ja

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se hetimi i IPK-së ndaj policëve në rastin e Marko Gjuriqit, është në shpërputhje me detyrat që ju dhanë kësaj njësie. Ai ka shkruar se duhet të mbyllet ky rast dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat qe e kryen detyrën me nder. “Hetimi i IPK-së ndaj policëve që më shumë profesionalizëm e kryen detyrën e tyre në rastin e Marko Gjuriq, është në shpërputhje të plotë me detyrat që ju dhanë kësaj njësie. Policët nuk përdorën as më të voglën forcë, e tëra që shihet është veprim racional konform situatës. Andaj duhet të mbyllet ky rast dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat qe e kryen detyrën me nder. E kundërta do ishte një demotivim i tyre për të ofruar siguri për të gjithë. Ata i zbatuan detyrat e dhëna nga eprorët dhe asgjë më shumë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

J. Juratoviq: Shembulli më i mirë për Kosovën e Serbinë është ai i dy Gjermanive, të cilat nuk e njohën njëra-tjetrën, por ishin anëtare të OKB-së

Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik,  Kosovë-Serbi

Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …